Hapësire reklamuese

Politikë

Qëndrimi i Ramës për reportazhin e Rai3, Bardhi: Investigimi ka të bëjë me ty dhe mafiozët e tu, jo me Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb
Qëndrimi i Ramës për reportazhin e Rai3, Bardhi: Investigimi ka
FotoMontazh: Bardhi dhe Rama

Kryetari i grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar menjëherë pas videomesazhit të Edi Ramës, i cili investigimin e Rai3 për Shqipërinë edhe një herë e cilësoi “çorbë shqiptare”.

Në reagimin e tij, Bardhi shkruan se investigimi i mediave ndërkombëtare ka të bëjë vetëm me Edi Ramën  dhe  aspak me imazhin e Shqipërisë.

“Investigimi i mediave ndërkombëtare ka të bëjë vetëm me ty dhe mafiozët e tu, aspak me imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Imazhi i Olsit dhe Olsave të tu, nuk është imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Imazhi i vërtetë i Shqipërisë dhe shqiptarëve, janë ata qytetarë të ndershëm, që nuk përfshihen në trafik droge, që nuk pasurohen përmes korrupsionit madhor, që punojnë me ndershmëri. Secili prej këtyre i është mirënjohës dhe falenderues gazetarisë investigative të Rai 3”, shkruan Bardhi ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Vetëm një mafioz mund të marrë guximin që të mbrojë krimin e organizuar dhe të sulmojë median! Sjelljen e ka të parashikueshme si gjithmonë në situata të njëjta.

I ikim të vërtetës me fjalë boshe, me slogane patriotizmi të rreme, duke u fshehur pas Shqipërisë, me “atdhedashuri” që bashkëndanë ngushtësisht me eksponentët me të rrezikshëm të krimit të organizuar, që ky dhe qeverisja e tij ia bënë Shqipërinë parajsën personale të tyre.

Investigimi i mediave ndërkombëtare ka të bëjë vetëm me ty dhe mafiozët e tu, aspak me imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Imazhi i Olsit dhe Olsave të tu, nuk është imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Imazhi i vërtetë i Shqipërisë dhe shqiptarëve, janë ata qytetarë të ndershëm, që nuk përfshihen në trafik droge, që nuk pasurohen përmes korrupsionit madhor, që punojnë me ndershmëri. Secili prej këtyre i është mirënjohës dhe falenderues gazetarisë investigative të Rai 3.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese