Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Punon më shumë për Ramën se opozitën", kolegët demokratë kërkojnë shkarkimin e Flutura Açkës nga Komisioni, Bardhi i del në mbrojtje

Shkruar nga Newsbomb
"Punon më shumë për Ramën se opozitën",
FotoMontazh/ Flutura Açka

Një grup deputetësh të PD-së i kanë kërkuar kreut të grupit parlamentar, Gazment Bardhi largimin e Flutura Açkës si kryetare e Komisionit të Arsimit dhe Medias.

Në mbledhjen e brendshme të zhvilluar ditën e sotme në selinë e PD-së, deputetët argumentojnë se Açka ka penguar çdo nismë opozitare në Komision duke mos vepruar në përputhje me vendimet e grupit parlamentar.

Deputetët vijojnë më tej duke thënë se Açka nuk ka reaguar as për sulmet e Edi Ramës ndaj medias, si dhe nuk ka pranuar asnjë kërkesë për të thirrur në dëgjesë Ministrinë e Arsimit për gjendjen skandaloze në arsim.

Sipas tyre, Flutura Açka në cilësinë e kryetare së Komisionit të Medias nuk e ka zhvilluar në asnjë moment këtë detyrë duke qenë se nuk është angazhuar plotësisht ashtu siç ja dikton pozicioni,  pasi në 80% të rasteve nuk ka qenë e pranishme në mbledhje, ndërsa shtojnë se ajo ka punuar më shumë kundër opozitës se sa kryeministrit Edi Rama.

Nuk po përmbush rolin e opozitës. Ai është pozicion i dedikuar për Grupin Parlamentar të PD. Kryetarja e Komisionit nuk vepron në përputhje me vendimet e grupit parlamentar. Pengon çdo nismë opozitare në Komision.

Nuk reagon për sulmet e Edi Ramës ndaj medias, nuk ka pranuar asnjë kërkesë për të thirrur në dëgjesë Ministrinë e Arsmit për gjendjen skandaloze në arsim, nuk bashkëpunon për të mbajtur përgjegjëse ministrinë e kulturës për gjendjen e kulturës dhe shkatërrimin e institucioneve të trashëgimisë kulturore.

Pengoi votimin e kërkesës së opozitës për trajtimin në Komision të sjelljes intimiduese të Edi Ramës ndaj drejtuesve të emisionit Rai 3 dhe s’ka asnjë qëndrim për atë çështje. Është aty me votat tona, por punon kundër nesh dhe kundër opozitës.

80 % të mbledhjeve nuk është në Komision, nuk vjen, duke ia lënë drejtimin Evis Kushit. Asnjë denoncim dhe asnjë reagim për fushat që mbulon”,- janë shprehur në shumicë deputetët demokratë sipas gazetarit Osman Stafa.

Megjithatë, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka dalë kundër propozimit të deputetëve që kërkonin shkarkimin e saj.

Bardhi është shprehur se e mirëkupton shqetësimin që ngrihet, por, me veprimin që ju propozoni ne do të jepnim mesazhin e gabuar, sepse ne na duhet bashkimi dhe jo përjashtimi, mësohet të ketë thënë ai.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese