
Avokatët e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë reaguar në lidhje me publikimin e bisedave private nga dosja hetimore.
Ata janë shprehur se në media është shpërndarë një pjesë nga dosja hetimore e Veliajt, duke e konsideruar si një gjë jo normale.
Gjithashtu, avokatët shprehin se kjo duket si diçka e “orkestruar” nga dikush, ndërsa kërkojnë dhe marrjen e masave.
Reagimi i tyre:
Me keqardhje vërejmë se sot, në të njëjtat media ku janë publikuar edhe më parë pjesë nga dosja hetimore e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, janë hedhur sërish copëza nga të ashtuquajturat përgjime nga kabina e telefonit të burgut. Ato janë biseda private të zhvilluara mes z. Veliaj dhe familjarëve te tij, dhe privatësia është e garantuar me ligj.
Rrjedhja e copëzave të informacionit, që duket se përzgjidhen qëllimisht, të ndalohen menjëherë dhe të nisë një hetim mbi rastin në fjalë. Kjo që po ndodh me dosjen e z. Veliaj, e cila për arsye të panjohura rrjedh gjithmonë në të njëjtin portal mediatik, nuk është normale dhe duket e orkestruar.
Nuk e kuptojmë se si mund të ndodhë kjo, aq më tepër kur çështja ende nuk është mbyllur dhe sekreti hetimor po shkelet hapur. Nuk e kuptojmë se si është e mundur që të ndodhë kjo, aq më tepër kur çështja ende nuk është mbyllur dhe po shkelet hapur sekreti hetimor.