Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, sërish këtë të mërkurë ka vijuar me sulmet kundrejt kreut të SPAK-ut, Altin Dumanin. Duke mos kursyer as ofendimet ndaj personit që është në krye të organit të lartë të Drejtësisë, Meta ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj tij duke thënë se favorizon kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama.
I ndalur dosje specifike si “Inceneratorët”, “ish-fabrika e Bukës”, apo dosja “5D”, ku jo më larg se disa ditë më parë ranë në pranga drejtorët e lartë të Bashkisë së Tiranës, Meta tha se SPAK arrestoi zyrtarët e këtij institucioni vetëm e vetëm për të shpëtuar Veliajn.
“Atëhere, që të jemi më të kthjellët me njëri-tjetrin. Ju e dini shumë mirë që Ahmetaj bëri një deklaratë edhe bëri të qartë që ai s’kishte asnjë lidhje me çështjen e inceneratorin me procedurë dhe në ato që ai tha aludoi qartë për Ramën dhe foli qartë për Veliajn. Pse i them unë këtij Dumduman? Dumdumani mblodhi gazetarët, i harroni këto po ua u kujton likja. Dumdumani tha që prisni se do të ketë supriza për Ahmetajn dhe supriza ishte për Furrën e Bukës, gjë që ishte e bërë nga Veliaj. Sepse Dumdumani donte ti jepte mesazh Ahemtajt që mbyll gojën .
Po si do merren ata me Veliajn, po ata kanë futur gjithë fisin, familjarët e tyre marrin gjithë ditën tendera nga Veliaj. U lodhën shumë këta, pse u lodhën që të arrestojnë drejtora për të shpëtuar Erion veliajn. Ai e ka firmën aty e ka të zezë fare. Këta u lodhën që të arrstojnë drejtorë që të shpëtojnë ministra, u lodhën të arrestojnë ministra që të shpëtojnë Ramën.
Kështu që kjo është përgjigja që nuk presim Dumani të bëjë drejtësi të vërtetë dhe reale. Ai e bën të telekomanduar, ai përpiqet të prodhojë statistika. Ai nuk ka guxim dridhet si lepur para kryehajdutit Edi Rama dhe mos u habisni që do vijë momenti kur populli të marrë vendime të arrestojë kryeprokuror ose kryebashkiak që bashkëpunon me këta banditë.
Pse u terrorizuan dhe shkuan sekuestruan telefonin e Elton Qynos? Sepse kanë frikë se aty dalin lidhjet”, tha Meta ndër të tjera.