Hapësire reklamuese


Politikë

“Pse i takon vetëm gratë dhe vajzat?” Rama nga Vlora: I mbushim sallat më tepër se ata me kashtën e k*qet e tyre

Shkruar nga Newsbomb
“Pse i takon vetëm gratë dhe vajzat?” Rama nga Vlora: I
Edi Rama ne Vlore

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me pikëpyetjet e ngritura përgjatë kësaj fushate si dhe për kritikat e bëra në drejtim të tij, sa i përket takimeve që zhvillon me gratë dhe vajzat, duke lënë pas burrat dhe djemtë.

Nga Vlora, Rama i dha “fund kësaj dileme”, duke thënë se gratë dhe vajzat nuk mblidhen thjesht për brohoritje, por janë ato që drejtojnë betejën e Partisë Socialiste për të fituar zemrat e qytetarëve.

 “Kjo është fuqia jonë, sepse vetëm me gratë që janë në pararojë mund të mbushim salla si kjo, ndërkohë që ata të tjerët nuk arrijnë dot të mbushin asnjë sallë me tërë përpjekjet e tyre”, tha Rama, ndërkohë që bëri dhe një krahasim me kundërshtarët.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Këtu në Vlorë do jap përgjigjen e asaj pyetjes “Ç’është ky hall i madh që bredh Edi Rama nëpër Shqipëri dhe mbledh vetëm gratë?

Që ta kuptojnë ata që nuk e dinë se si funksionojmë ne, dua t’u them që çfarë shikoni këtu nuk janë gra dhe vajza që janë mbledhur për të duartrokitur, por janë trupa që udhëheq betejën tonë për të ftuar mendjen dhe zemrat e njerëzve në të gjithë Vlorën dhe kjo nuk i përjashton aspak burrat dhe djemtë.

Ky është superioriteti ynë, sepse vetëm me gratë e pararojës mbushim një sallë si kjo, sesa ata të tjerët me tërë kashtën e ko*et e tyre.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese