Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

PS nuk çoi në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, reagon delegacioni i BE: Nuk është hap në drejtimin e duhur

Shkruar nga Newsbomb
PS nuk çoi në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, reagon
Fotomontazh: Olta Xhaçka dhe Gjykata Kushtetuese

Pak pas mesnatës së sotme vota e socialistëve pengoi për herë të tretë zbatimin e vendimit të  Gjykatës Kushtetuese për dërgimin e mandatit të deputetes, Olta Xhaçkës për verifikim.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, duke thënë se janë të shqetësuar për faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti, përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje.

Ndër të tjera thuhet se ajo që ndodhi ditën e djeshme në seancën e Kuvendit nuk është në hapin e duhur.

“Ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur. Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit”, thuhet në deklaratë ndër të tjera.

Ne kemi shprehur shqetësimet tona edhe në raportin e fundit mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri, lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti, përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese daton më shumë se një vit e gjysmë më parë (janar 2023).

Na inkurajoi fakti që Kryetarja e Parlamentit, gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar, theksoi si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese.

Ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur. Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit”, tha për media delegacioni i BE-së.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed