Ditën e sotme në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, u zhvillua mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me angazhimin dhe pjesëmarrjen aktive të deputetëve në komisionet parlamentare dhe seancat e ardhshme plenare.
Fokusi kryesor i diskutimeve u vendos mbi rëndësinë e procesit të miratimit të Buxhetit të Shtetit për vitin 2025, me qëllim që çdo aspekt i buxhetit të vlerësohet dhe miratohet në kohe dhe ne përputhje të plotë me pritshmëritë dhe nevojat e qytetarëve.
Ndërsa kryeminsitri Edi Rama ka mbërritur në Azerbajxhan ku dhe do marrë pjesë në Samitin e Klimës. Liderë shtetesh, ministra dhe zyrtarë tjerë prej gati 200 shteteve të botës janë mbeldhur për t’i ndjekur punimet e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.