Hapësire reklamuese

Politikë

PS kërkoi opinionin e Venecias për mandatin e Xhaçkës, Bardhi: Qesharake deri në absdurditet

Shkruar nga Newsbomb
PS kërkoi opinionin e Venecias për mandatin e Xhaçkës,
Gazment Bardhi

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhika reaguar për kërkesën e bërë nga Partia Socialiste që i kërkon Gjykatës Kushtetiese që t’i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me mandatin për Olta Xhaçën.

Bardhi shkruan se kjo kërkesë është absurde dhe qesharake, teksa shprehet se Gjykata Kushtetuese ka përfunduar shqyrtimin e çështjes dhe sa më parë duhet të rivendosë autoritetin për mbrojtjen e Kushtetutës dhe shtetit ligjor.

“Mazhoranca socialiste i kërkon GjK të marrë një opinion këshillimor nga KV se si duhet gjyqtarët kushtetues ta lexojnë vendimin e tyre nr. 1/2023 për mandatin e deputetes strategjike Olta Xhaçka. Kërkesa përveçse e paligjshme, është qesharake deri në absdurditet!

Gjykata Kushtetuese ka përfunduar shqyrtimin e çështjes dhe sa më parë duhet të rivendosë autoritetin për mbrojtjen e Kushtetutës dhe shtetit ligjor. Asnjë vonesë e mëtejshme nuk mund të tolerohet dhe do të ishte fundi i kushtetutshmërisë në vend”, shkruan Bardhi ndër të tjera.

Kujtojmë se më 11 Prill pas disa orëve debate Kuvendi votoi kundër dërgimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, siç kjo e fundit urdhëroi më vendimin e janarit 2023.

Kërkesa e opozitës u rrëzua me 72 vota kundër të Partisë Socialiste, përkundrejt 32 votave pro të deputetëve të opozitës që mbështetën dërgimin e çështjes së mandatit të deputetes në Kushtetuese. Ndërkohë, më 24 prill opozita dërgoi sërish në Gjykatën Kushtetuese mocionin për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka.

Gazment Bardhi aso kohe tha se kërkesa kishte firmat e 44 deputetëve të opozitës dhe të gjithë formacionet janë bashkuar për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shprehet për mandatin e Olta Xhaçkës. Sipas opozitës, Olta Xhaçka është në konflikt interesi, duke qenë se bashkëshorti i saj, ish deputeti socialist Artan Gaçi, ka përfituar statusin e investitorit strategjik, për ndërtimin e një hoteli në bregdetin e Dhërmiut.

Vetë Xhaçka ka deklaruar se ajo nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike, dhe se statusi që ka përfituar bashkëshorti i saj nuk parashikon që diçka e tillë të ndodhë. Ajo akuzon opozitën se e ka përdorur çështjen politikisht, me të pavërteta dhe shpifje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese