Hapësire reklamuese

Politikë

PS çon emrat në Kuvend, ja kush është kryetari dhe anëtarët e Komisionit të Dezinformimit

Shkruar nga Newsbomb
PS çon emrat në Kuvend, ja kush është kryetari dhe
Ne foto: Kuvendi dhe projekt-vendimi për përbërjen e Komisionit për Dezinformimin

Partia Socialiste ka dërguar për miratim në Kuvend emrat e propozuar për kryetar, sekretar dhe anëtar që do të jenë pjesë e komisionit të Posaçëm për Dezinformimin.

Grupi parlamentar i PS-së ka paraqitur ditën e sotme në Kuvend projekt-vendimin me përbërjen e Komisionit të posaçëm për Dezinformimin, i cili pritet të miratohet në seancën plenarë që do të mbahet ditën e nesërme, 6 qershor.

Me propozim të socialistëve, "Dezinformimi" do të drejtohet nga deputeti Erjon Braçe, sekretare Etilda Gjonaj      ndërsa anëtarë të tjerë janë propozuar deputetët Bledar Çuçi, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Enslemvera Zake. Nga Demokraci dhe Integrim do jetë Melisa Doda dhe Fatmir Mediu nga Alenca për Ndryshim.

Ajo që shihet në projekt-vendim është se nuk ka emra të anëtarëve të PD, të cilët janë shprehur kundër Komisionit të Posaçëm të Dezinformimit dhe se do e bojkotojnë.

Si anëtarë zëvendësues nga radhët e PS janë propozuar Bardhyl Kollçaku dhe Alban Xhelili.

 

PS çon emrat në Kuvend, ja kush është kryetari dhe
Projekt-vendimi i PS për përbërjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Dezinformimin

Komisioni për Dezinformimin u miratua në seancën e 11 prillit me 73 vota pro dhe vetëm 7 vota kundër.

Ngritja e këtij komisioni u propozua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe ka në fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.

PS çon emrat në Kuvend, ja kush është kryetari dhe
Miratimi i ngritjes se Komisionit për Dezinformimin/ 11 Prill 2024



Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese