Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“PS bën mbledhje sekrete për të bllokuar SPAK”, Rama i përgjigjet akuzave të opozitës: Hudhra për syrin e keq

Shkruar nga Newsbomb
“PS bën mbledhje sekrete për të bllokuar SPAK”, Rama
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama ka mbajtuar fjalën pas takimit të nivelit të lartë për luftën kundër korrupsionit, Rama u shpreh se Partia Socialiste është iniciuesja e drejtësisë së re.

Kreu i qeverisë e nisi fjalën me objektivin kryesor sipas tij “Shqipëria duhet të përfundojë detyrat, në lidhje me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.”

Rama u shpreh se Komisioni Antikorrupsion duhet ta transformojmë në një mekanizëm deri në anëtarësimin në BE dhe institucionet të performojnë në lartësinë e ambicies Shqipëria anëtare e BE në 2030.

Ambicia jonë është që ta anëtarësojmë Shqipërinë në BE brenda kësaj dekade, shtuar edhe plani i dakordësuar shumë agresiv së bashku me Komisionin Evropian që Shqipëria të përfundojë detyrat brenda 2027 na e bëjnë të pamundur të jetojmë qetësisht me skepticizmat dhe lerë pastaj me akuzat apo edhe me përpjekjet për ta penguar procesin.”

Por Rama iu përgjigj edhe akuzave të opozitës, se po tenton të bllokojë SPAK, duke thënë se nuk kanë kohë të merren me akuzat.

U gjet një fjalë magjike që të dëgjoni se Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama kanë një plan të errët për të bllokuar SPAK-un, dhe për të kthyer përmbys reformën në drejtësi. Prandaj bëjnë mbledhje sekrete me një grup njerëzish në PS dhe po thurin një komplot. Kur përmend SPAK dhe drejtësinë ka shumë sensibilitet dhe shumë forca që angazhohen për të dalë në mbrojtje”, - tha Rama ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed