Hapësire reklamuese

Politikë

Protestuesit s’përmbahen para efektivëve të Policisë: Jemi luanët e Sali Berishës, hapuni

Shkruar nga Newsbomb
Protestuesit s’përmbahen para efektivëve të Policisë:
Fotomontazh: Sali Berisha dhe pamje nga protesta

Mes tensioneve, zjarrit e molotovëve po zhvillohet protesta e kësaj të enjte para ambienteve të Kuvendit.  Përveç hedhjeve të molotovëve e sendeve të forta në drejtim të efektivëve, protestuesit i janë drejtuar forcave të rendit duke i thënë:Jemi luanët e Sali Berishës, hapuni!

Ndërkohë, tensionet dhe përplasjet para Parlamentit mes protestuesve dhe Policisë, kanë detyruar këta të fundit që të marrin masa për shpërndarjen e qytetarëve. Ata kanë bërë gati autobotet me ujë të cilët që prej fillimit të protestës janë duke qëndruar në pjesën e pasme të Kuvendit.

I pranishëm në këtë protestë është edhe ish-deptueti Belind Këlliçi i cili u ka bërë thirrje efektivëve që të mos ushtrojnë dhunë ndaj qytetarëve.  Gjithashtu, Këlliçi në fjalën e tij u shpreh se qytetarët duhet të bashkohen me protestuesit pasi sot ky Parlament sipas tij përfaqëson krimin dhe narkoshtetin e ngritur nga kreu i kartelit, Edi Rama.

"Deputetët e opozitës kanë kërkuar mocion me debat me kryebanditin dhe kreun e kartelit të drogës, Edi Rama. Lindita Nikolla, kjo mercenare dhe ushtare e narkoshtetit i ka hequr të drejtën opozitës për mocion me debat me kryeministrin dhe shpurën e tij.

Ftojmë qytetarët që janë sot në protestë të vijojmë përballjen, parlamenti është i qytetarëve dhe jo i trafikantëve, i bëjmë thirrje policisë që të mos provokojnë qytetarët por të arrestojnë bandidët që janë në parlament dhe kryeministrin Rama.

Boll hodhët gaz ndaj qytetarëve dhe boll i sulmua ato. Qytetarë do të duhet të bashkohemi të gjithë edhe pse kushtet atmosferike nuk janë të favorshëm por bashkimi duhet të bëhet për të ardhmen tonë dhe Shqipërisë, kjo nuk është betejë politike.

Duhet të futemi në parlament pasi ai është parlamenti i qytetarëve dhe jo i trafikantëve. Qytetarë bashkoheni me protestuesit për të shkuar në parlamentin e shqiptarëve. Ky është një regjim i mbështetur në drogë krim dhe korrupsion i takon qytetarëve të marrin në dorë fatet e tyre”, tha Këlliçi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese