Hapësire reklamuese


Politikë

Protestuesi tërhiqet zvarrë, ish-deputeti: Policia të shpjegojë, rrëmbyesit janë policë apo paramilitarë të “5D”

Shkruar nga Newsbomb

Protestuesi tërhiqet zvarrë, ish-deputeti: Policia të

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka reaguar lidhur me atë çfarë ndodhi sot në kryeqytet, ku qytetarë të shumtë protestuan para ambienteve të Bashkisë së Tiranës. Teksa ka postuar disa pamje skandaloze, ku një qytetar shihet duke u shoqëruar me forcë nga disa efektivë civile, Strazimiri ka ngritur dhe një pyetje.

Përpos pamjeve, ai i është drejtuar Policisë së Shtetit se këta persona të cilët nuk kanë treguar asnjë distinktiv policie në momentin që kanë " rrëmbyer"  qytetarin, a janë paramiltarë të “5D”, apo efektivë.

Ish-deputeti thekson se deri në momentin që Policia e Shtetit të marrë përsipër autorësinë e operacionit, akti mban autorësinë e të vetmëve persona të interesuar për të vepruar në atë mënyrë: Erion Veliaj dhe banda "5D".

Reagimi i plotë:

 Paramilitarë të "5D" apo policë të shtetit?

Nuk është retorikë por një pyetje direkte Policisë së Shtetit.

Ajo që pashë me sy sot, ishte tentativa për rrëmbimin e një qytetari, kryer nga persona të paidentifikuar, në rrugën më të populluar nga turistët në Tiranë, në mënyrë të dhunshme aq sa i ngjante një sherri rruge, por kurrësesi një operacioni profesionistësh të policisë.

Asnjë makinë policie në afërsi!

Asnjë individ me uniformë policie që të dëshmonte përkatësinë e rrëmbyesve dhe të "operacionit" përkatës!

Asnjë përpjekje e vetë rrëmbyesve për të treguar një distinktiv policie, shenjë dalluese apo qoftë edhe një fjalë që të dëshmojë se po veprojnë në emër të shtetit...

Derisa Policia e Shtetit të marrë përsipër autorësinë e operacionit dhe përkatësinë e individëve të përfshirë në rrëmbimin e qytetarit, akti mban autorësinë e të vetmëve persona të interesuar për të vepruar në atë mënyrë:

* Erion Veliaj dhe banda "5D".

Heshtja e autoriteteve, është dëshmia se pandëshkueshmëria dhe të pandëshkueshmit e mirënjohur, po kalojnë në sulm ndaj qytetarëve të revoltuar përmes paramilitarëve të liçencuar të rrëmbejnë cilindo, me mbështetjen dhe heshtjen fajtore të Policisë së Shtetit!

KAQ!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese