Për rreth 90 minuta, opozita me të rinjtë e FRPD mbajtën protestën e thirrur kundër vendimi të Ramës për mbylljen e Tiktok. Pas një marshimi në bulevard, të rinjtë mbajtën fjalën e tyre para Kryeministrisë. Por një incident ndodhi kur një qytetar u ngjit në podium dhe nisi të fliste për Allahun dhe “disa sekrete” që pretendonte se do të zbulonte për të pranishmit.
“Përshëndetje Shqipe dhe Allahut, përshëndetje dritë e Kombit. Për çfarë kemi ardhur në këtë dynja ne? Për të ditur mrekullitë e Allahut. Shikoni se si janë shpopulluar krejt, fëmijët tanë ku i kemi?
Nëpër botë! Allahu na e ka mbush prehrin me evlatë për t’i gëzuar. Jo për t’i çuar nëpër botë. Në këtë vend, kemi prezent Ademin dhe Havanë, këtu i kemi”, - tha qytetari.
Me shpejtësi organizatorët më pas i hoqën mikrofonin dhe pavarësisht insistimit të qytetarit, ai nuk u lejua të flasë më.