Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Protesta nesër para Bashkisë së Tiranës, punonjësit "blindojnë" dritaret e zyrave

Shkruar nga Newsbomb
Protesta nesër para Bashkisë së Tiranës, punonjësit
Punonjesit "blindojnë" dritaret e Bashkise Tirane

Shoqëria civile ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste para Bashkisë së Tiranës, nesër më datë 5 Prill, në orën 11.00. Ajo është lajmëruar nga Aleanca për Teatrin pas arrestimeve të fundit nga SPAK në institucionin e drejtuar nga Erion Veliaj, por ka gjetur dhe mbështetjen e opozitës.

Nisur nga thirrjet në mediat dhe rrjetet sociale, punonjësit e Bashkisë së Tiranës janë detyruar mbrëmjen e sotme që të "blindojnë" dritaret e zyrave, duke i paraprirë çdo përshkallëzimi të mundshëm.

Politikani demokrat Belind Këlliçi, ka publikuar pamjet teksa punonjësit izolojnë dritaret e institucionit dhe thotë se kryebashkiakun Erion Veliaj e ka kapur frika.

"Frikë e madhe e paska kapluar kreun e Organizatës Kriminale 5D, Erion Veliajn. Qënka detyruar të blindojë zyrat dhe dritaret e tempullit të korrupsionit, bashkisë Tiranë…  S’ka faj se si pronar faktik i inceneratorit të Tiranës dhe hotelit 15 milionë euro në Durrës, e di mirë ai se sa thellë i ka zhytur duart në xhepat e kryeqytetasve.

Koha e banditit në krye të bashkisë ka mbaruar. Le të bashkohemi nesër sëbashku me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, në orën 11:00, përpara bashkisë më të korruptuar në Europë", shkruan demokrati Belind Këlliçi teksa ndan pamjet e "blindimit" të dritareve. 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese