Hapësire reklamuese

Politikë

Protesta kombëtare e opozitës më 11 korrik, Luçiano Boçi zbulon tre kërkesat

Shkruar nga Newsbomb
Protesta kombëtare e opozitës më 11 korrik, Luçiano
Luciano Boci

Pas mbledhjes së kryesisë së PD, ku u vendos se do mblidhet Këshilli Kombëtar si dhe data e protestës kombëtare më 11 Korrik, Luçiano Boci ka dhënë një deklaratë për gazetarët ku zbuloi kërkesat e opozitës në protestë.

Kërkojmë lirimin për liderin e opozitës zotin Sali Berisha. Shqipëria është i vetmi vend që mban të burgosur kryetrarin e opozitës pa fakte dhe pa akuzë dhe nën urdhra politika

Përballë kemi një Ramë që përdor skalionet e krimit për të blerë votat, situata kërkon një rotacion politik dhe ne kërkojmë me anë të kësaj protestë krijimin e kushteve për zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nëpërmjet një rrugë te vetme, krijimin e një qeverie teknike pa Ramën kryeministër.

Së treti protesta është hapja e siparit të fitoret të PD. Kjo është rruga që do na cojë në fitore dhe rruga e bashkimit me të gjitha forcat opozitare”, - deklaroi Boçi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese