Deputetët e opozitës ditën e nesërme (23 tetor) për herë të parë di të protestojë para Parlamentit Europian në Strasburg.
Bëhet me dije se do të jenë rreth 40 deputetë të Partisë Demokratike që do të protestojnë teksa do jetë duke u zhvilluar seanca në Parlamentin Europian.
Një pjesë e deputetëve do të zhvillojë takim me eurodeputetët ku do tregojnë shqetësimine tyre, ndërsa një pjesë tjetër do të protestojë jashtë Kuvendit me pankarta në duar.
Demokratët kërkojnë sensibilizm si dhe mbështetje për kauzat e opozitës. Protesta e paralajmëruar në Strasburg vjen pas disa protestave të opozitës në vend.
Ata kanë protestuar në Kuvend, herë duke djegur karriget, e herë duke mos lejuar socialistët të futen në Parlament. Më pas opozita thirru një protestë, ku pati tensione mes protestuesve dhe policëve.
Demokratët të cilët kanë paralajmëruar se nuk do të ketë qetësi, duket se tashmë jo vetëm brenda vendit, po do ngrejnë “zërin” edhe jashtë Shqipërisë.