30 qytetarë dhe 4 deputetët të Partisë Demokratike janë proceduar në lidhje me protestën që u mbajt mbrëmjen e djeshme, ku u bllokuan 6 akset kryesore.
Bëhet me dije se ejanë proceduar 30 qytetarë, por edhe 4 deputetët e Partisë Demokratike, konkretisht: Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu dhe Asllan Dogjani.
Ata akuzohen për bllokimin e rrugës, por edhe për përplasjen që patën me efektivët e policisë. Kujtojmë që opozita mbajti një protestë ditën e djeshme nga ora 17.00 deri në orën 20.00, ku bllokuan disa akse kryesore në kryeqytet. Protesta u zhvillua edhe në disa qarqe të tjera si Elbasani.
Sondazh
Poll