Hapësire reklamuese

Politikë

Protesta e opozitës, Maliqi thirrje qytetarëve: Ejani të mposhtim të keqen

Shkruar nga Newsbomb
Protesta e opozitës, Maliqi thirrje qytetarëve: Ejani të mposhtim
Lefter Maliqi

Ditën e nesërme është paralajmëruar protesta e opozitës, e cila sipas opozitarëve thuhet se do të jetë madhështore. E teksa na ndajnë 24 orë nga tubimi, drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në Berat, Lefter Maliqi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në këtë protestë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Maliqi shkruan se nesër në orën 20:00 të gjithë duhet të jenë në shesh për të ngritur zërin kundër, narkoshtetit, mafias, krimit, korrupsionit e skandaleve qeveritare.

“Neser me Dt 11 ora 20:00 te gjithe ne shesh perpara Kryeministrise, kundra narkoshtetit,mafies,krimit,korrupsionit,skandaleve qeveritare,ne mbrojtje te votes se lire.Te shpetojme vendin nga varferia,shpopullimi dhe nga istalimi i diktatures se re qe ka kapur drejtesim dhe cdo institucion.

Ndergjegjia qytetare,patriotizmi,e ardhmja na therret o sot o kurre ,te gjithe ne kembe,me te forte me te bashkuar se kurre,besa bese te mposhtim te keqen. Eja dhe ti”, shkruan Maliqi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese