Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Prokuroria kërkon 1 vit burg, gjykata tërhiqet për vendim, Ervin Salianji del i nervozuar: Nuk kanë asnjë provë që unë kam lidhje me "Babalen"

Shkruar nga Newsbomb
Prokuroria kërkon 1 vit burg, gjykata tërhiqet për vendim, Ervin
Deputeti Ervin Salianji para Gjykates se Apelit Tirane

Deputeti Ervin Salianji është shfaqur i nervozuar në dyert e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku sot është zhvilluar seanca e radhës gjyqësore për dosjen "Babale". Ai ka mohuar se ka fakte që e inkriminojnë në këtë dosje, duke e konsideruar gjyqin tentativë për t'i mbyllur gojën.

"Nuk ka asnjë provë, nuk ka asnjë rrethanë sesi unë mund të inkriminohem me këtë çështje. Shikoni pak diskutimin, nëse unë flas me emra konkret, më shumë se 600 çështje të fittuara me çdo personazh të PS dhe koha na ka dhënë të drejtë, sot ishim në një rast tjetër.

Unë përmenda argumentet, ndërkohë avokati i palës tjetër, ka një marrëdhënie më shumë se profesionale me atë që vjen ta mbrojë. Këta e kanë "babalizuar" Shqipërinë", është deputeti Ervin Salianji, para gazetarëve.

I nervozuar me gjyqin dhe i trembur për vendimin që mund të merret, pasi Prokuroria e Tiranës këmbëngul për dënimin me 1 vit burg, Salianji u shpreh se menjëherë pas denoncimit të tij nga selia e PD, vëllai i Fatmir Xhafës është burgosur në Romë.

"Denoncimi i bërë nga unë, ka bërë që Geron (Agron) Xhafaj të shkojë menjëherë atë ditë në Romë për burg. Nuk ka dalë asnjë përgënjeshtrim. Unë nuk kam pasur asnjë qëllim përveç interesit publik, sepse nuk kam pasur asnjë njohje me Geron Xhafaj.

Mua më akuzojnë se më ka sjell përgjimin, sipas tyre të rremë, Albert Veliu dhe Alfred Alizoti, në vitin 2018. Qelizat telefonike tregojnë se këta kanë qenë që të dy në Vlorë kur thonë se na e ka sjell Salianji video-përgjimin, ndërkohë që unë isha në Tiranë", u shpreh Ervin Salianji.

Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar me 1 vit burg deputetin Ervin Salianji për dosjen "Babale" dhe vendimi është apeluar prej tij në Apel. Çështja është zvarritur për vite me radhë dhe togat e zeza janë tërhequr për të marrë vendim, i cili do të njoftohet më datë 26 Shtator, në orën 13.00.

Nëse Gjykata e Apelit Tiranë lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, ashtu siç këmbëngul Prokuroria e kryeqytetit dhe avokati që përfaqëson Geron Xhafaj, Ervin Salianji arrestohet menjëherë në sallën e gjyqit dhe humb automatikisht mandatin e deputetit.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese