Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Projektbuxheti për 2025-n diskutohet te “Ekonomia”, opozita bojkoton, merr pjesë vetëm Dash Shehi

Shkruar nga Newsbomb
Projektbuxheti për 2025-n diskutohet te “Ekonomia”, opozita
Komisioni i Ekonomisë

Opozita ka bojkotuar Komisionin e Ekonomisë, me përjashtim të deputetit Dashamir Shehi, po merr pjesë në diskutime. Këtë të hënë po diskutohet për projektbuxhetin e vitit 2025.

Deputeti socialist Erion Braçe ka propozuar që të organizohen seanca të veçanta për të siguruar zbatimin efektiv të buxhetit. Ai theksoi se është e domosdoshme që të ketë vëmendje të shtuar për disa çështje specifike, si siguria kibernetike, monitorimi i çmimeve të produkteve bazë dhe për sigurimet shoqërore.

Ai sugjeroi që një seancë e posaçme të fokusohet në sigurinë kibernetike, për të mbrojtur sistemet e rëndësishme nga sulmet dhe për të garantuar sigurinë e të dhënave, ndërsa një tjetër seancë të shqyrtojë masat për stabilizimin e çmimeve të produkteve të shportës.

“Të futet në kalendarin e diskutimeve, një diskutim i posaçëm për buxhetin e këtij viti për realizimin e tij. E dyta të kemi seancë të posaçme për sigurimet shoqërore, dhe ta analizojmë me detaje sepse po ballafaqohemi me problemin e skemës së pensioneve. Së treti, do doja një diskutim të posaçëm për shtyllën sociale pasi preken njerëzit në nevojë. Së katërti do doja një seance te posaçme për sigurinë kibernetike. Ka marrë vëmendje të madhe për shkak te sulmeve kibernetike dhe dezinformimin. Së pesti, do doja një seance të posaçme për disa propozime për politika fiskale dhe jo vetëm, që mund të miratohen ose jo, por ne ti diskutojmë disa çështje që janë shqetësim. Se fundmi, do doja një diskutim të posaçëm për çështjen e çmimeve të shportës”, tha Braçe.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese