Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Progres raporti më pozitiv i të gjithë këtyre viteve”, Rama: KE vlerëson punën e SPAK, kemi ende boshllëqe në fushën e drejtësisë  

Shkruar nga Newsbomb
“Progres raporti më pozitiv i të gjithë këtyre
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një konferencë të përbashkët me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, ku po flasin për progres raportin e Komisionit  Europian për Shqipërinë.

Rama gjatë fjalës së tij është shprehur se kushdo që do të flasë për ecurinë e Shqipërisë duhet të lexojë progres raportin, teksa e ka cilësuar si më pozitivin e gjithë këtyre viteve.

Kryeministri tha se Shqipëria është vlerësuar për rritjen ekonomike, refomën në drejtësi apo edhe digjitalizimin.

“Është dokumenti më i besueshëm ndërkombëtar që Shqipëria merr dhe ne i referohemi fjali për fjali. Është i vetmi raport që bazohet në fakte dhe jo në perceptime e sondazhe. I referohet fakteve nën dritën e parimeve dhe standartëve të funksionimit të institucuineve dhe shteteve anëtare.

Më vjen mirë që marrin raportin më pozitiv të gjithë këtyre viteve, e tillë është edhe ecuria e vendit dhe konferenca e dytë ndërqeverita afirmoi njohjen e përparimeve të bëra nga Shqipëria. Ky raport shënjon me përpikëmëri dhe piketat për hapat që duhen bërë më tej dhe çështjen ku duhet të përqendrohemi për përmbushjen e kritereve të anëtarësimit.

Ky proces është proces që vazhdon por cilido që dëshiron të kuptojë e të mësojë se ku ndodhet Shqipëria në të gjitha fushat bën mirë ta lexojë këtë raport, një panoramë e situatës aktuale të vendit.

Raporti bën një vlerësim të lartë për reformën në drejtësi dhe thekson se kjo reformë është në funskionime të ndjeshme. Patjetër që ka pika të caktuara që duhen adresuar dhe ka ende boshllëqë që duhen mbushur. Me shumë të drejtë KE përmes këtij raportoi vlerëson punën e SPAK-ut.

Avancimin më tej në ndjekjen përmes hetimeve të thelluara të rasteve komplekse të korrupsionit. Së dyti ekonomia dhe rritja e mirëqënjes. Raporti e konfirmon në vlerësimine vet vendimin e rritjes ekonomike të vendit dhe përgatitjen e metjeshme të Shqipërisë për një ekonomi tregu funksionale dhe më pas të parimëeeve dhe kushteve që lakmon.

Ka një pikë që unë vlerësova ta ndaj veç në këtë paraqitje është progresi i mirë dhe afrimi më shumë drejt kritereve për fushën e energjisë. Së katërti digjitalizimi, Shqipëia është një lider në rajon në dixhializim. Është një proces që na ka vendosur në një bazë shumë të mirë.

Së fundmi është politika e jashtë e sigurisë së Shqiprisë vlerësohet me nota maksimale. Kush flet për BE dhe integrimin dhe del nëpër ekrane dhe merr për të shkruar për këtë proces bën mirë ta lexoj këtë raport”, tha Rama ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed