
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se procesi i integrimit të Shqipërisë në BE do të vijojë me ritme të shpejta.
Në forumin me temë “BE takon Ballkanin”, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, diplomatja europiane tha se të tjerë grupkapituj me Shqipërinë, pasi përmendi atë në fillim të kësaj jave, duke thënë se nuk do të jetë i vetmi.
“Po punojmë për përshpejtimin e negociatave sa më shumë që të jetë e mundur. Dhe tashmë po shohim përparim që do të kishte qenë i paimagjinueshëm vetëm pak vite më parë. Vetëm në fillim të kësaj jave kemi hapur një grup tjetër negociatash me Shqipërinë, të dytin që kur mora detyrën 5 muaj më parë, dhe me shumë mundësi jo të fundit këtë vit”, tha Marta Kos.
Komisionerja theksoi se bashkimi i kontinetit është çelësi për garantimin e paqes, një përfitim për të gjithë europianët. Kos theksoi se do të jetë një avokate e vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nëse zbatojnë reformat, ndërsa e cilësoi zgjerimin si hitorik.
“Periudha e lodhjes nga zgjerimi ka mbaruar. Brezi aktual i liderëve evropianë e kupton se bashkimi i kontinentit është çelësi për garantimin e paqes, lirisë, sigurisë dhe prosperitetit për të gjithë evropianët”, shtoi komisionerja Kos.