Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi është duke dhënë një konferencën për media në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi babain e saj, por edhe bashkëshortit të saj, Jamarbër Malltezi.
Ajo tha se Berisha dhe Malltezi janë të burgosur politik, teksa hodhi akuza ndan SPAK duke thënë se kanë bërë mashtrim topografik në çështje, teksa shtoi se ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Edi Rama në vitin 2006.
“Procesi ndaj Sali Berishës është politik. Altin Dumani, Millonai dhe Kraja po bëjnë një proces fiktiv ndaj Berishës. Ka falsifikime nga hetuesit për procesin ndaj Sali Berisha. Ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Edi Rama në vitin 2006. SPAK ka bërë mashtrim topografik në çështje”, tha Argita Malltezi ndër të tjera.
Sipas saj të vetmit që shkelin ligjin janë Taulant Balla dhe Edi Rama.
“Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha janë të burgosur politik. Të vetëm shkelës të ligjit janë Taulant Balla dhe Edi Rama. Afërmend gjykatat vendosin çfarë thotë SPAK që urdhërohet nga Edi Rama”, tha ajo ndër të tjera.