Një 39-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Vlorës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një grua.
Policia e Vlorës shkruan se një 48-vjeçare, ka kallëzuar se shtetasi E. A., 39 vjeç ka kryer veprime të natyrës seksuale ndaj saj.
“E. A., 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim një 48-vjeçare, se më datë 04.11.2024, në lagjen “11 Janari”, 39-vjeçari ka kryer veprime të natyrës seksuale ndaj saj; Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Sondazh
Poll