Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet për një vizitë në Itali, ku pritet të zhvillojë një takim edhe me shqiptarët që jetojnë atje.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai ka ftuar shqiptarët ë jetojnë në këtë shtet të jenë pjesë e takimit që do mbahet nesër në orën 18:00 në Euro Taverno Desio - Via Lavoratori Autobianchi Nr 1, Desio.
“Ju përshëndes nga zemra e Milanos ku ndodhem në një vizitë dy ditore. Kemi përfunduar një sërë takimesh, ndërsa nesër do të vijojmë një takim me bashkatdhetarët këtu në Milano. Do flasim dhe do shkëmbejmë mendime dhe planet tona për Shqipërinë dhe shqiptarët, për Diasporën, për përfaqësuesit tanë anë e mbanë botës dhe në veçanti për komunitetin e mrekullueshëm të shqiptarëve në Itali. Ju ftoj përzemërsisht t’ju ftoj të na bashkoheni në këtë takim”, thotë Basha.