Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Prioritet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Taulant Balla: SPAK po jep rezultate

Shkruar nga Newsbomb
“Prioritet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të
Taulant Balla - Ministri i shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

Ministri i shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka mbajtur fjalën në takimin e Komisionit për Respektimin e Detyrimeve dhe Angazhimeve nga Shtetet Anëtare të Këshillit të Evropës

Balla u shpreh se prioriteti i qeverisë shqiptare është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sipas tij, reforma e gjyqësorit ka treguar se është e rëndësishme për rritjen e integritetit dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Ministri theksoi se SPAK po jep rezultate konkrete.

“Reforma e gjyqësorit, përfshirë vettingun, kanë treguar që janë të rëndësishme në rritjen e integritetit, pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë. Ndërkohë që festojmë arritjet e mëdha jemi të vetëdijshëm për sfidat që kemi pata. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është prioritet për qeverinë shqiptare. Krijimi i Ministrisë së Shtetit për Administratën publike dhe antikorrupsionin, tregon qartë angazhimin e fortë të qeverisë për të adresuar çështjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e administratës publike. Institucionet si SPAK dhe BKH, janë krijuar dhe tashmë po japin rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit”, - tha Balla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed