
Lideri demokrat, Sali Berisha, ka komentuar deklaratën e dhënë nga drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Bujar Leskaj, i cili kundërshtonte kërkesën e kryetarit për të dhënë dorëheqjen nëse dëshiron të marrë pjesë në procesin e primarëve.
Një ditë më parë Partia Demokratike njoftoi se të gjithë ata politikatë të PD, të cilët mbajnë poste drejtues në parti, duhet të japin dorëheqjen nëse dëshirojnë të garojë për postin e deputetit në parlament.
Berisha thotë se kjo nuk do ishte garë e drejtë mes një individi të thjeshtë dhe një kryetari. Ndër të tjera ai theksoi se kërkesa për dorëheqjen e kryetarëv është normë statutore dhe se gara është e hapur për të gjithë.
-A do e pranojë Sali Berisha një sugjerim të tillë dhe kur do të nisë procesi i primareve?
Berisha: Tani, procesi i primareve është një proces statutor. Qëndrimi i kryetarëve të PD, ose kërkesa për dorëheqjen e kryetarëve të PD është statutore, ka një nen në statutin e PD, i cili thotë; në rast se kryetari i partisë do të kandidojë, ai duhet të japë dorëheqje para se të zhvillohen primaret.
Pse? Sepse ai tjetri që do të kandidojë, ai kërkon garë të barabartë dhe garë të barabartë, unë kryetar dhe tjetri i thjeshtë, nuk ka. Ndaj dhe kjo është një normë statutore. A do hynë në garë drejtuesit e PD, gara është e hapur për të gjithë.
– Po drejtuesit politikë të qarqeve
Berisha: Drejtuesit politikë të qarqeve do të vendosë Këshilli Kombëtar. Por lista e mbyllur do të përcaktohet nga gara, nga primaret dhe rezultati në primare.
Por meqë jam këtu tani, unë ftoj të gjithë demokratet, demokratët dhe të gjithë ata që duan të marrin pjesë në garën e primareve. Të fillojnë që sot garën për votën e diasporës. Dmth, të fillojnë që sot regjistrimin e numrit më të madh të mundshëm të qytetarëve me të drejtë vote në emigracion dhe diasporë. Do të jetë dhe ky një kontribut i tyre i madh dhe që padiskutim do të marrë vlerësimin e duhur.