Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Pri thonjtë se është shfaqe e huaj”, Braçe ironi me Zhupën: Ti duhet të hetohesh për dezinformim, dukesh si ruse, por nuk je

Shkruar nga Newsbomb
“Pri thonjtë se është shfaqe e huaj”, Braçe
Braçe - Zhupa

Deputeti Erion Braçe ka zhvilluar një debat me ironi me deputeten e opozitës, Ina Zhupa. Ai me ironi i ka kërkuar asaj që të presë thonjtë.

Debati ka nisur pasi Zhupa tha se qeveria do të “persekutojë mediat që nuk çojnë ujin tek qeveria”. Kësaj i është përgjigjur Braçe, i cili tha se nuk është e vërtetë dhe se në komisionin e medias kanë kërkuar që të dënohen ata që dezinformojnë me dashje për qëllime politike.

“Dëgjoni fjalinë e kryetares së Komisionit të Edukimit, media që nuk çojnë uj ke qeveria. Unë e di që uji mbahet në kanale.

E para mbi të gjitha mos u lyej me parfum, e dyta prit thonjtë  se është shfaqe e huaj të vish në parlament me këtë gjë, siç vjen ti. Kjo është e para reflektuar. E dyta, në asnjë sekondë në mbledhjen e djeshme, atë që kam thënë unë kam kërkuar të hetohet media apo gazetar.

Kam thënë të hetohet krimi dhe të mbahen përgjegjës autorët. Kam kërkuar që autoritet të hetojnë dizinfoirmimin që kanë qëllimin e qartë politik.

Ti je një nga at që duhet të hetohet për dezinformim, që dezinformon hapur fare në Kuvendin e Shqipërisë.

Që ti nuk di të lexosh unë këtë e di. Që nuk dëgjon ky është një problem tjetër. Merri dhe lexoi nga fillimi në fund se është shumë e qartë. Është edhe e qartë se mua më dukesh si ruse, por nuk je ruse”, tha ai ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese