Hapësire reklamuese

Politikë

Prezantoi “Giro d’Italia”, Rama batuta në Romë: Ndihem pak i veçantë mes jush, nuk di të vozis asnjë mjet, vetëm biçikletën

Shkruar nga Newsbomb
Prezantoi “Giro d’Italia”, Rama batuta në Romë:
Kryeministri Edi Rama duke mbajtur fjalen ne Rome

Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet në Romë, ku ka marrë pjesë në prezantimin e eventit “Giro d’Italia” që do të mbahet këtë vit në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se është privilegj dhe një eksperiencë fantastike për Shqipërinë që të presë “Giro d’Italia”. Por nuk kanë munguar as batutat. Ai me humor është shprehur se ndihet i veçantë sepse di të vozitë vetëm biçikletë, asnjë mjet tjetër transporti.

“Ndihem këtu pak i veçantë sepse mendoj se jam i vetmi në këtë salla që vozit vetëm biçikletën. Nuk di të ec me makinë apo një mjet tjetër, jam 100% green”, - tha Rama.

Ndërsa kujton vitet e Shqipërisë në izolim, duke thënë se sporti italian i ka ndihmuar të jenë gjithmonë të vetëdijshëm se përtej detit ka një tjetër jetë.

“Sporti italian ka një influencë të veçantë te ne, jo si sport, por një jetë tjetër. Sepse ne kemi qenë komplet të izoluar. Shqipëria ka qenë si Koreja e Veriut e Europës. Deti ishte bosh, nuk mund të lëvizte askush. E vetmja mënyrë për të parë botën tjetër, ishte radio ose televizioni.

Mbaj mend që kur ndiqnim Giro d’italia bënim tifo pa e ditur se ç’bëhej fjalë. Sporti italian na ka ndihmuar të jemi gjithmonë të vetëdijshëm se pas detit ka jetë, ka një tjetër jetë.

Të jem sot këtu, me të gjithë ju, për të festuar një moment si ky, duke e parë Shqipëri të përfshirë, duket si një fabul, sepse unë flas për gjërat që kam jetuar, po çfarë kam lexuar”, shprehet ndër të tjera Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese