Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Presidenti Trump merr detyrën në Janar, Sali Berisha: Shpresoj se ai do të heqë non-gratën time!

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti Trump merr detyrën në Janar, Sali Berisha: Shpresoj se ai
Ilustrim: Sali Berisha dhe Donald Trump

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur mbrëmjen e sotme se shpreson shumë se me marrjen e detyrës nga administrata e re amerikane, në Janar 2025, presidenti i ri Donald Trump do të shqyrtojë shpalljen e tij non-grata.

"Shpresoj plotësisht që administrata e re amerikane do të shqyrtojë këtë çështje. Zhvillimet e furishme të muajit të fundit, ku nuk ka sot një parti të qendrës së djathtë në botë që nuk ka votuar kundër arrestimit të Sali Berishës, nuk ekziston", tha lideri demokrat.

I ftuar në emisionin "Opinion", kryetari i PD u shpreh më tej se "Sali Berisha ecën drejt fitores me mbështetjen më të madhe ndërkombëtare të të gjitha kohërave. Unë kam kontakte, por besoj se do të shqyrtohet akti i rëndë që u bë."

Ish- kryeministri Sali Berisha së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij Shkëlzen dhe Argita, janë zyrtarisht në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shpalljen non-grata të familjes Berisha e njoftoi Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken në vitin 2021.

“Veprimet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Shpall publikisht si të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA Sali Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij. Ne mbetemi bashkë kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, thohej në deklaratë.

Në një raport më të detajuar, Departamenti Amerikan i Shtetit përcaktoi si motiv të shpalljes non grata të Sali Berishës dhe familjes së tij përfshirjen në korrupsion dhe përdorimin e pushtetit për të pasuruar familjen dhe aleatët e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese