Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Bruksel, ku do të takohet me shefin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Ky takim zhvillohet nga presidenti i ri, i cili do të takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor. Pjesë e këtij takimi priten të jenë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Bashkimit Europian.
Në këtë takim do të bisedohet për bashkëpunimin mes BE dhe rajonit, teksa pritet që Shqipëria të hapë brenda këtij muaj një grup-kapitull tjetër me BE-në.
Sondazh
Poll