Hapësire reklamuese

Politikë

Presidenti Begaj uron Kryepeshkopin e ri të Shqipërisë: Kisha Ortodokse do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë e besimit

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti Begaj uron Kryepeshkopin e ri të Shqipërisë: Kisha
Presidenti i Shqiperise, Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar Mitropolitin Joan Pelushi për zgjedhjen e tij si Kryepeshkop i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Sinodi i Shenjtë këtë të dielë zgjodhi Kryepeshkopin e ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, që do të pasojë Kryepeshkopin e ndjerë Anastasin.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndërroi jetë në moshën 95 vjeçare, në 25 janar në një spital në Athinë. Trupi i tij prehet në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

Urimi i Presidenti Bajram Begaj:

Shumë urime për Kryepeshkopin e ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Hirësinë e tij, Imzot Joanin!
Nën drejtimin e tij, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë e besimit, paqes dhe vlerave shpirtërore për besimtarët dhe për gjithë shoqërinë shqiptare.,” – u shpreh Presidenti Begaj.

Zgjedhja e Kryepeshkopit të ri shënon një moment të rëndësishëm për komunitetin ortodoks në Shqipëri. Mitropoliti Joan Pelushi u zgjodh në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë pas ndarjes nga jeta disa muaj më parë të Hirësisë së Tij, Anastasit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese