Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka zhvilluar një takim me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj. Presidenti Begaj i përcolli ambasadorit Tarran përgëzime për ndihmën që Prezenca e OSBE-s ka dhënë ndaj Shqipërisë ndër vite, ndërsa shprehu bindjen së një bashkëpunim i tillë do të vijojë edhe në të ardhmen.
Ndërsa ditën e djeshme, kreu i Prezencës së OSBE në Shqipëri, Michel Tarran u bëri thirrje aktorëve politikë që të miratojnë reformën gjithpërfshirëse në kohë, në mënyrë që të lejojnë organet administrative që të administrojnë me sukses zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen në vitin 2025.
Gjatë fjalës së tij, Tarran tha se masa e rekomanduar nga ODIHR për zbatimin e ligjit dhe hetimin administrativ të zgjedhjeve duhet të bëhet funksional dhe jo të zvarritet duke shtuar këtu edhe një shprehje mjaft të njohur shqiptare se “hekuri rrihet sa është i nxehtë”.