Hapësire reklamuese


Politikë

Presidenti Begaj niset drejt vendit fqinj, do të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti Begaj niset drejt vendit fqinj, do të marrë pjesë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Papa Françesku

Presidenti i Republikes, Bajram Begaj është drejt Italisë ku do marrë pjesë në ceremonitë në nderim të Papa Françeskut ditën e sotme, si dhe në ceremoninë  e varrimit të shtunë.

Në ceremoni gjithashtu do të marrin pjesë te katërt udhëheqësit fetarë në vendin tonë, Kreu i Kishës Katolike, Arjan Dodaj, Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Kryepeshkopi i Ortodoksëve, Joani.

 Të katërt udhëheqësit fetarë do të udhëtojnë drejt Vatikanit ku do të mblidhet e gjithë bota për t’i dhënë lamtumirën e fundit Atit të Shenjtë.

Papa Françesku i cili ndërroi jetë ditën e hënë do të varroset në Romë të shtunën, pesë ditë pas vdekjes së tij. Vetë Papa ka zgjedhur vendin e tij të fundit të prehjes në Romë. Paraprakisht, besimtarët do të kenë mundësinë t’i thonë lamtumirë Papa Françeskut, i cili vdiq të hënën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese