Hapësire reklamuese


Politikë

Presidenti Bajram Begaj uron Pashkët: Festoni me dashuri dhe vëmendje ndaj njerëzve në nevojë

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti Bajram Begaj uron Pashkët: Festoni me dashuri dhe vëmendje
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë dhe katolikë me rastin e festës së Pashkëve.

Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit e cilësoi këtë ditë si një kremtim të shpresës, ringjalljes dhe ripërtëritjes shpirtërore.

Presidenti ftoi qytetarët shqiptarë që këtë festë ta kalojnë me dashuri dhe solidaritet, duke treguar kujdes e vëmendje ndaj atyre që kanë më shumë nevojë.

Statusi i Begajt

Gëzuar Pashkën të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë!

Ky kremtim i shpresës dhe i ringjalljes është dëshmia se jeta dhe mirësia triumfojnë mbi vdekjen dhe të keqen, se drita e mund errësirën, se virtytet dhe vlerat mposhtin ligësinë dhe antivlerat.

Drita dhe mirësia e kësaj feste ndriçofshin jetën e çdo besimtari të krishterë ortodoks, katolik e ungjillor shqiptar, dhe sjellshin paqe e bekime në familjet tuaja!

Festojeni këtë Pashkë plot dashuri, kujdes e vëmendje ndaj atyre që keni përzemer dhe që kanë nevojë!

Gëzuar me këtë shportë të përgatitur me shumë dashuri nga disa zonja të besimit ortodoks, në respekt të traditës sonë të festimit!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese