Hapësire reklamuese

Politikë

Presidenti Bajram Begaj dekreton ligjin për Amnistinë Penale

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti Bajram Begaj dekreton ligjin për Amnistinë Penale

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot ligjin “Për dhënie amnistie”. Lajmi është dhënë nga zyra e shtypit të Presidencës.

Njoftimi:

Tiranë, më 09.04.2024

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, firmosi sot dekretin nr. 139, datë 09.04.2024, “për shpalljen e ligjit nr. 33/2024 “Për dhënie amnistie”.

Presidenti Bajram Begaj dekreton ligjin për Amnistinë Penale

Përmes kësaj amnistie, përfitojnë dhe përjashtohen nga vuajtja e dënimit, burrat e dënuar me burgim deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 30.11.2023, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.

Po ashtu përfitojnë meshkujt e dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet. Gjithashtu burrat e dënuar të cilët, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç.

Ndërsa përfitojnë dhe përjashtohen nga vuajtja e dënimit, gratë e dënuara, me burgim deri në 4 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 30.11.2023, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.

Femrat e dënuara me burgim, të cilave, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 4 vjet. Po ashtu gratë e dënuara, të cilat, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç. Po ashtu edhe personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç.

Amnisti nuk mund të përfitojnë të dënuarit për krime kundër njerëzimit, krime kundër jetës të kryera me dashje, ku përfshihen vrasjet.

Nuk amnistohen ata që kanë kryer krime kundër shëndetit, krime seksuale, pengmarrësit, kundër moralit e dinjitetit, fëmijëve, martesës dhe familjes. Ministria e Drejtësisë propozon që nuk mund të përfitojnë të dënuarit për grupe kriminale dhe krime kundër shtetit, falsifikimit të dokumenteve, që cenojnë regjimin juridik të tokës dhe ndërtimeve apo kundër mjedisit.

Të dënuarit që nuk kanë asnjë të drejtë amnistie janë edhe ato që kanë kryer krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues, që kanë cenuar marrëdhëniet me shtetet e tjera, terrorizëm, krime kundër autoritetit të shtetit apo kundër drejtësisë. Amnistia, e cila pritet të kaloj në Kuvend në votim, nuk u jep ulje dënimi edhe atyre që prekin zgjedhjet e lira, krimet e bandave të armatosura dhe organizatave kriminale.

Nuk përfitojnë ulje të dënimi edhe ata që i janë shmangur ndjekjes penale dhe ata që detyrohen të deklarojnë pasurinë dhe subjektet që gjykohen nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe hetohen nga SPAK.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese