Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Presidenca solidarizohet me 2 prillin, dita ndërkombëtare e Autizmit

Shkruar nga Newsbomb
 
Presidenca solidarizohet me 2 prillin, dita ndërkombëtare e Autizmit
Pamje nga Presidenca

Presidenca i është bashkuar nismës në ditët e aktivizimit të muajit ndërgjegjësues mbi autizmin.

Nëpërmjet rrjetit social Facebook, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka ndarë një pamje të institucionit presidencial. Në fasadën e institucionit shikohen dritat e ndezura blu në shenjë solidariteti me personat e prekur nga autizmi.  .

Ndërkohë që më parë, edhe Kuvendi kishte përgatitur një veprimtari artistike “Autizmi Flet”, si mbështetje për këtë kategori të veçantë.

2 prilli është dita ndërkombëtare e Autizmit si dhe nisja e muajit ndërgjegjësues kushtuar të tjerëve me aftësi ndryshe.

Autizmi ose çrregullimi i spektrit autik (ASD) është një çrregullim neurologjik dhe zhvillimor që fillon herët në fëmijëri dhe zgjat gjatë gjithë jetës së një personi. Këto çrregullime karakterizohen nga probleme me komunikimin dhe ndërveprimin shoqëror. 

Presidenca solidarizohet me 2 prillin, dita ndërkombëtare e Autizmit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese