Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Premton Fredi Beleri: Do jap dorëheqjen si eurodeputet dhe do të kandidoj për Bashkinë Himarë

Shkruar nga Newsbomb
Premton Fredi Beleri: Do jap dorëheqjen si eurodeputet dhe do të
Fredi Beleri

Eurodeputeti Fredi Beleri bëri me dije se çështjen e zgjedhjeve të 14 Majit do ta çojë në Gjykatën e Strasburgut dhe nëse fiton atëhere ka premtuar se do të heqë dorë nga mandati i eurodeputeti dhe do të kandidojë sërish për Bashkinë e Himarës.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Euronews Albania”, Beleri tha se gjëja që dëshiron të bëjë dhe di të bëjë më së miri është puna që ka të bëjë me Himarën.

”Siç e kam thënë shumë herë unë betejën time për çështjen e 14 majit do e mbaroj në Strasburg dhe nëse dal i pafajshëm, që besoj se do dal i pafajshëm do kandidoj sërish për bashkinë Himarë. Do jap dorëheqjen nga europarlamentari me gjithë ato privilegje që kam, se unë dua të bëj këtë këtu. Këtë politikë dua të bëj, këtë di të bëj”, tha Beleri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese