Hapësire reklamuese

Politikë

Potesta e opozitës brenda dhe jashtë Kuvendit, reagon Rama: Vesi del me shpirtin, mos i falni më

Shkruar nga Newsbomb
Potesta e opozitës brenda dhe jashtë Kuvendit, reagon Rama: Vesi del
Në foto: Protesta e opozitës, seanca ne Kuvend, kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës ditën e sotme jashtë Kuvendit dhe brenda në seancën plenare të kësaj të enjte. Si protesta e opozitës jashtë Kuvendit, ashtu edhe seanca plenare brenda Parlamentit u shoqëruan me tension, debate dhe kaos.

Protesta e opozitës u thirr nga Rithemelimi me në krye Sali Berishën nga shtepia, pas investigimit të televizionit Rai3 për Shqipërinë dhe është përshkallëzuar në disa momente ku i kanë vënë zjarrin gomave dhe kanë hedhur molotovë. Gjithashtu nuk kanë munguar as përplasjet me Policinë të cilët janë vendosur “gardh”  para ambienteve të Kuvendit.

Potesta e opozitës brenda dhe jashtë Kuvendit, reagon Rama: Vesi del
Pamje nga protesta

Edhe brenda seancës plenare ka pasur debate të forta mes deputetëve të Rithemelimit dhe mazhorancës si dhe kaos pasi në një moment deputetët e opozitën janë ngritur të gjithë në këmbë dhe kanë bllokuar foltoren.

Potesta e opozitës brenda dhe jashtë Kuvendit, reagon Rama: Vesi del
Opozita bllokon foltoren

Për këtë situatë ka reaguar kreu i qeverisë, Rama i cili thotë se opozita u rikthye shpejt në identitet duke përbaltur Shqipërinë. Rama i bën thirrje qytetarëve që mos i falin më dhe se duhen shkatërruar përfundimisht me votë.

Cilët ishin autorët e rikthimit kaq të shpejtë në identitet të opozitës sot në parlament? Një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare; Një ish-zv.kryeministër i arratisur për t’i ikur drejtësisë; Një ish-kryeministër në arrest shtëpie me vendim të drejtësisë.

Një ish-prokuror i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për mosjustifikim pasurie; Një program në RAI3 që i shfaqi të lartpërmendurit si heronj pozitivë të një bashkëprodhimi italo-shqiptar, me baltë të eksportuar në Itali nga kanalet e ujrave të zeza politike e mediatike të Tiranës.

Vesi del me shpirtin, por shpirtit të së keqes që po del me të çjerra nga jeta e këtij vendi pasi e persekutoi këtë vend qysh prej vitit 1912, kjo lojë balte e rradhës me emrin e Shqipërisë i duhet futur në llogaritë që do të bëhen në zgjedhjet e afërta.

Mos i falni më, duhen shkatërruar përfundimisht me votë! Shqipëria ka kry punë me ta dhe nuk ndalet dot më nga askush

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese