Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Portale me origjinë ruse në gjuhën shqipe, Braçe e pranon: Kemi boshllëk ligjor për të reaguar, nuk zbulojmë dot kush fshihet pas tyre

Shkruar nga Newsbomb
Portale me origjinë ruse në gjuhën shqipe, Braçe e pranon:
Kryetari i Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe

Kryetari i Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe ka mbajur një prononcim për mediat ku ka folur në lidhje me problematikën e boshëllëkut ligjor që nuk u lejon institucioneve të reagojnë në rastet e dezinformomit.

Pas përfundimit të dëgjesës publike në komision, Braçe deklaroi se janë shtuar në masë portalet në gjuhën shqipe që propagandojnë Rusinë.

Braçe pranoi vështirësinë e madhe që ekziston për të identifikuar personat që qëndojnë pas këtyrë portaleve problematike.

“Jemi zbuluar, është shqetësim i madh. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit bëjnë me dije se janë në boshllëk të plotë ligjor për të vepruar për ndërhyrjet e huaja që predorin dezinformimin për të goditur institucionet apo për të krijuar ndarje të qartë në shoqëri. S’ka bazë ligjore për të vepruar në të tilla raste.

E dyta, ka krijuar një problem të madh informaliteti veçanërisht në adresat e përdorura në rrjetet sociale dhe internet. Adresa që funksionojnë si ofrues shërbimi mediatik, të lajmeve, apo mungesa të identifikimit të drejtuesve të atyre që janë vërtetë media e që janë portale. Shumë  e vështirë në rastin e dezinformimit për ti identifikuar se kush është pas këtyre portaleve. Jemi në dijeni të qartë të portaleve në gjuhën shqipe por që kanë origjinë Rusinë dhe vende të tjera keqdashëse.

 S’ka instrument që të adresojë problematikën e këtyre portaleve. S’ka instrument që të merret me portale që kanë origjinë ruse dhe që janë në gjuhën shqipe. Problemi i madh mbetet dezinformomi i brendshëm, nuk janë formale dhe nuk mbajnë përgjegjësi për ata që thonë,” tha Braçe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese