Me debate është duke u zhvilluar komisioni hetimor për Shëndetësinë, ku pritet që të dëshmojë ish-ministri Ilir Beqaj.
Debatet kanë nisur pasi Albana Vokshi ka kërkuar që të shtyhen afatet e mandatit të komisionit. Por duket se kjo kërkesë nuk është pritur mirë nga mazhoranca. Më pas ka pasur debat dhe ironi me Vokshit dhe deputetit të PS, Ilir Metajt.
Ilir Metaj: Harxhuam 2 orë kohë dje për të vonuar rendin e ditës dhe mesa duket këtë skenar keni edhe sot. Keni kërkuar shtyrjen për të disatën herë. Mbase keni vendosur të zgjasni komisionin edhe që të harroni për çfarë jeni mbledhur. Mbase doni të jeni këtu edhe në mandatin e 10 në opozitë. Nuk kemi faj ne që kohën për punë ju e konsumoni duke djegur karrige.
Vokshi: Deklaratat politike bëji në Surrel. Fol për procedurë, për mandatet shko te PS apo në Surrel. Futu direkt në rolin që të kanë dhënë, aman
Metaj: Thuaj edhe një herë aman, do e thuash edhe një herë? Nëse doni leksione si fitohen zgjedhjet dhe si ndërtohet një shtet, mbase gjen kohë në axhendë të planifikojë një seminar ëorkshop me ju. Të mos humbim kohë e të kalojmë në rendin e ditës.