
Kreu i PD, Sali Berisha ka folur nga Trauma në lidhje me gjendjen shëndetësore të deputetit Agron Gjekmarkaj.
Ai është shprehur se deputeti ka marrë ndihmën e parë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ku do të qëndrojë nën monitorim mbrëmjen e sotme.
Edhe pse policia pak më parë i përgënjeshtroi lajmet se Gjekmarkaj është dhunuar nga policët, Berisha sërish ka pretenduar të kundërtën.
Berisha u shpreh se Gjekmarkaj është rrethuar nga 15 policë dhe nenkomisarë, duke përsëritur se ai u dhunua dhe ndaj humbi ndjenjat.
“Është rrethuar nga 15 policë. Gjekmarkaj ka qenë target i urdhëruar nga Edi Rama. Punonjësi i Gardës i i ka treguar dokumentin e gardës ata e kanë marrë zvarrë dhe shoqëruesin. Akt i paprecedent në 30 vite. Edi Rama i cili është në grahmat e regjimi të tij nuk njeh, nuk kontrollon dot urrejtjen dhe frikën.
Në këtë mënyrë reagon vetëm një burracak dhe pa asnjë cilësi. Gjekmarkaj po merr ndihmën e parë është vizituar nga mjekët. Do qëndrojë sonte në vëzhgim dhe shpresojmë që gjendja e tij mos përkeqësohet.
Gjekmarkaj është rrethuar nga 15 policië, se si mund të rrethohet një deputet nga 15 dhe përse ata e kanë qëlluar. Pse do humbiste ndejat. Pasi e panë që humbi ndjenjat e kuptuan se çfarë bënë”, tha Berisha ndër të tjera.