Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Policia e Tiranës çon në SPAK Flamur Nokën dhe deputetët e tjerë të opozitës, bllokuan dje rrugët

Shkruar nga Newsbomb
Policia e Tiranës çon në SPAK Flamur Nokën dhe
Flamur Noka ne proteste

Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu dhe Asllan Dogjani janë dërguar nga Policia e Tiranës, në SPAK në lidhje me protestën e mbajtur mbrëmjen e djeshme.

Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, janë dërguar në SPAK për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik, parashikuar nga nenet 293, 274 dhe 236 të Kodit Penal.

Po ashtu në lidhje me këtë protestë është arrestuar një person, si dje janë proceduar 33 shtetas, të gjithë banues në Tiranë, për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" dhe "Prishja e qetësisë publike", parashikuar nga nenet 293 dhe 274 të Kodit Penal.

Po punohet për kapjen e 2 personave të tjerë dhe gjithashtu janë shpallur në kërkim 3 automjete. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete të cilat janë përdorur për bllokimin e rrugës, ditën e djeshme.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me aktet e jashtligjshme të zhvilluara gjatë protestës së ditës së djeshme, më datë 29.10.2024, ka arrestuar 1 shtetas për veprën penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal.

Janë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në gjendje të lirë, për shtetasit Xh. M., 57 vjeç, F. N., 53 vjeç, A. D., 57 vjeç, dhe A. V., 53 vjeçe, Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik, parashikuar nga nenet 293, 274 dhe 236 të Kodit Penal;

Janë proceduar 33 shtetas, të gjithë banues në Tiranë, për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" dhe "Prishja e qetësisë publike", parashikuar nga nenet 293 dhe 274 të Kodit Penal.

Po punohet për kapjen e 2 personave të tjerë dhe gjithashtu janë shpallur në kërkim 3 automjete.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete të cilat janë përdorur për bllokimin e rrugës, ditën e djeshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese