Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh të një oficeri dixhital, siç i quan ai, ku bëhet edhe një denoncim i fortë.
Sipas asaj që shkruan Berisha, një oficer policie në drejtorin e Policisë së Lezhës është përballur me një situatë të rëndë. Efektivi së bashku me kolegun e tij të shtunën rreth orës 15.00, kanë ndaluar për kontroll një mjet tip “Audi” në Kallmet, pasi kishin informacione se personat në mjet lëviznin të armatosur.
Kur efektivët ndaluan mjetin dhe u janë afruar për të komunikuar, shoferi ka përplasur një nga efektivët dhe më pas është larguar në këmbë duke lënë makinën në vendngjarje.
Sipas efektivit dixhital, në makinë janë gjetur armë dhe maska, teksa sipas tij dhe postimit të Berishës, makina i përkiste Eriseldo Vocit, nipi i Tonin Vocit, drejtor i Policisë së Tiranës.
"Me urdhër te drejtorit Alfred Elezi makina u lirua dhe personi nuk u shoqërua fare mjeti Audi me targa “ab 257 ih” është makina e nipit të Tonin Voci. Ndërsa mjeti polo është mjeti qe po e ndjek i policisë Lezhë “aa 323 us”, thuhet në postim ndër të tjera.
Postimi i plotë i publikuar nga Berisha:
Policia fsheh krimin.
Lexoni mesazhin e oficerit dixhital!
Pershendje Doktor
Po te shkruaj per nje rast te pa precedent qe ka ndodhur diten e shtun dt 2 .
Une qe po te shkruj jam nje oficer policie ne drejtorin e policis lezhe ne oren 15-00 ne fshatin e quajtur kallmet kemi ndaluar nje makin audi te bardh qe kishim i formacion qe leviz i armatosur mjeti audi ndaloj por sa u afruam per te komunikuar me te perplasi kolegun dhe u largua ne ndjekje e siper e braktisi makinen dhe u largun ne kemb brenda ne makin kishte maska dhe arm por kur e derguam per kqyrje ne komisariat makina rezultoj ne emer te eriseldo voci nipi tonin vocit drejtuesit te policis tirane
Me urdher te drejtorit alfred elezi makina u lirua dhe personi nuk u shoqerua fare mjeti audi me targ ab257ih esht makina e nipit te tonin voci
Ndersa mjeti polo esht mjeti qe po e ndjek i policis lezhe aa323us
Doktor verifikoje kto qe te thash sepse kolegu im ka vajt ne spital per mjekim dhe po na marrin jeten kriminelat me drejtuesit tone duke na ekspozuar tek krim