Hapësire reklamuese


Politikë

“Po të ikin burrat, s’ka më sherre e bixhoz”, Rama batuta në takimin me gratë në Korçë: Imagjinoni po të ikni ju…

Shkruar nga Newsbomb
“Po të ikin burrat, s’ka më sherre e bixhoz”, Rama
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me vajzat dhe gratë në Korçë ndërsa nuk kanë munguar edhe batuat nga kreu i qeverisë.

Kryetari i Partisë Socialiste është shprehur se mbështetja e grave ka një rëndësi e madhe teksa thotë se në mungesë të tyre, burrat e Korçës “do merrnin fund”.

“Mbështetja e grave duhet shtuar. Bëhet puna më mirë. Parafytyroni sikur ju të ikni një muaj nga Korça, mbyllini telefonat dhe lërini ata këtu.

E imagjinoni kur të ktheheni ça do gjeni? Njerëz me lesh deri këtu duke ardhur vërdallë nëpër Korçë. Po sikur të ikin ata e të rrini ju çfarë ndodh?

Ua them unë, nuk ka më asnjë të dehur në asnjë orë të natës në Korçë. Nuk dëgjon për asnjë sherr në Korçë, asgjë more fare. Të gjitha të mirat ndodhin. Nuk humbet më asnjë qindarkë në bixhoz.”-tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese