Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën pikërisht me një mesazh për vizitën që do të zhvillojë ditën e sotme me shqiptarët e Italisë.
Rama shkruan se tashmë ndodhen në Rinas dhe do nisen për në Itali për takim e dytë me shqiptarët. Ai shkruan se kanë gjetur një ambient më të madh se ai në Greqi, që askush mos mbes pa vend, siç ndodhi në Athinë.
“MIRËMËNGJES dhe nga Rinasi ku po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë, me shqiptarët e Italisë që sipas kërkesës së tyre do t’i mikpresim në një pallat sporti edhe më të madh se në Athinë, me shpresën që askush nuk do të mbetet pa gjetur vend siç fatkeqësisht na ndodhi në Greqi, ju uroj të gjithëve një të diel sa më të mbarë”, shkrua Rama në postimin e tij në rrjetet sociale, teksa ka ndarë edhe pamje nga pallati i sportit ku do mbahet edhe takimi.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka nisur një tur nëpër Evropë për t’u takuar me emigrantët shqiptarë. Ky është takimi i dytë që kryeministri do të zhvillojë në Itali, pas ati të 12 majit në stadiumin “Galatsi” në Athinë.
Po ashtu kreu i qeverisë ka parashikuar po ashtu një takim me shqiptarët në Londër dhe me ata në Gjermani.