
E ftuar në emisonin “Top Story”, gazetarja Juela Meçani deklaroi se të dyja palët e politikës janë duke banalizuar dosjen e Erion Veliaj, të cilët kapen me veshjet e bashkëshortes së tij Ajola Xoxës.
Ajo ka thënë se këtë gjë e bëjnë njerëzit e thjeshtë, por jo politikat, pasi duket sikur dakordëzohen me njëra-tjetrën. Ndër të tjera, ajo thotë se Ajola Xoxa ka marrë më qafë bashkëshortin e saj duke shprehur se në qoftëse sheh dosjen ata janë palë e njëri-tjetrit.
Pjesë nga deklarata:
Po tentojnë të banalizojnë dosjen e Erion Veliajn, nga të gjithë faktorët politike duke e çuar tek veshjet e Ajola Xoxës. Gjuhën e terreneve të bisedave të përdishtme u lejohen njerëzve të thjeshtë, por jo politikës.
Po merren me fustanet e Ajola Xoxës.
Të dy palët e poltikës po dakortëzohen dhe bashkëshortja ka marrë më qafë burrin e saj. Veliaj bashkë më bashkëshorten, po të hapësh dosjen janë palë.