Hapësire reklamuese

Politikë

“Po kacafyteni me njëri-tjetrin”, përplaset Majko me Shehun: Edhe ti o brut e paske shitur shpirtin?

Shkruar nga Newsbomb
“Po kacafyteni me njëri-tjetrin”, përplaset Majko me
Majko dhe Shehu

Kjo seancë në Kuvend po shoqërohet me debate të forta mes deputetëve socialistë dhe atyre demokratë. Protagonistë kanë qenë deputeti socialist, Pandeli Majko si dhe ata demokratë, Gazment Bardhi dhe Tritan Shehu.

Gjatë fjalës së tij Majko iu drejtua deputetëve demokratë duke i thënë se prej muajsh tashmë janë duke u kacafytyr me njëri-tjetrin vetëm e vetëm për t’ i treguar opinionit publik se kush është opozita në këtë vend.

Sa i përket kërkesës së Tritan Shehut, i cili kërkoi që Kuvendi i Shqipërisë të njohë dhe dënojë masakrën serbe në Kosovë,  Majko i tha se është kujtuar tepër vonë pasi kanë kaluar shumë vite.

Shehu tha se Majko ka shitur shpirtin, ndërsa deputeti socialist tha se shpirti në këtë vend është shitur kur i dërgohej naftë Millosheviçit.

“Shpirti është shitur në këtë vend në vitin 1967 duke prishur kishat dhe xhamia. Shpirti është shitur kur kompania 'Shqiponja' e Berishës i shiste naftë Millosheviçit” , tha Majko

Majko: Ngrihet Tritani pas 25 vitesh thotë të bëjë një deklaratë për gjenocidin.

Shehu: Edhe ti o brutos e paske shitur shpirtin

Gjatë këtij debati, është përfshirë edhe Gazment Bardhi të cilit Majko i drejtoi në pyetje lidhur me besimin te drejtsia e SPAK-ut.

Majko i përmendi deputetit demokrat protestat poshtë ballonit të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke i thënë që drejtuesi i tij e quan SPAK organizatë kriminale dhe me ironi e pyeti a jep kjo organizatë kriminale drejtësi?

Pjesë nga debati:

Majko: Lidhur me akuzat që ju bënë grupit parlamentar është se po hesht, ne nuk po heshtim ne thjesht po shohim se si po kacafyteni për ti treguar opinionit publik se kush është opozita. Keni kaq muaj që e keni bërë këtë sallë cirk, tani thoni që kjo sallë pse ju duket kaq jo serioze. Kam një pyetje për zotin Bardhi, ju me të drejtë thatë që e kemi parë me ekspertët dhe nuk do lejojmë që të bëhet amnisti për njerëzit e të cilët janë dënuar nga SPAK.

Ju shkoni në mitingje që organizohen poshtë dritares së Berishës, drejtuesi juaj e quan SPAK organizatë kriminale. Unë kam një pyetje: Kjo organzatë kriminale a jep drejtësi të pavarur në Republikën e Shqipërisë po apo jo? Dhe gjërat duhen thënë,  Jo njëri ngrihet e lavdrëson SPAK, tjetri e quan organiztë kriminale.

Bardhi: Po mund ta sillni këtë ligjin e regjistrimit të pronave që ne të kemi mundësi ti japim Pëllumb Gjokës dhe Rama pastaj ti firmosë statusin e investiterotit strategjik. Është problem shumë i madh ky duhet tja lini Pandit ligjin që Pëllumb Gjoka nga grabitës të përfitojë edhe me letra pronën shtetërore ekazaktëisht 390 mijë metra katorrë tokë. Dhe ai që mungon sot mos t’ i  hyjë gjemb sepse ju ka ju që votoni kartonat dhe ia vetëm ungon.

 Sa i përket SPAK pyet njëherë Edi Ramën dhe për llogaritje të kujt e goditi SPAK-un për portin e Limonit, në Sarandë. Cilët janë oligarkët që pëfitojnë nga ai port për të cilët Rama guxoi dhe doli të sulmonte një vendim konkret të SPAK dhe GJKKO.

Nëse doni të bëni politikë me drejtësinë dimë ne të bëjmë më shumë sepse gjysmën e atyre i ke një ditë po një ditë jo në SPAK, ne nuk kemi bërë politikë me SPAK, nuk kemi bërë politike me GJKKO, me drejtësinë. Për ju drejtësia është e e re sa herë goditet kundërshtarët tuaj politikë dhe është e vjetër sa herë ju prekin bashkëpuntorët tuja. Ky është dallimi mes nesh dhe jush.

VIJON....

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese