Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Po i mbani sikur janë në kafaz”, Salianji nga mbledhja e TIMS-it: Të hapen dyert për gazetarët, mos kini frikë

Shkruar nga Newsbomb
“Po i mbani sikur janë në kafaz”, Salianji nga mbledhja e
Ervin Salianji

Pasditen e kësaj të marte është duke u zhvilluar mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor të sistemit TIMS. Kreu i këtij komisioni, deputeti Ervin Salianji ka kërkuar që në këtë mbledhje të jenë të pranishëm edhe gazetarët të cilët po vijojnë të presin jashtë dyerve të sallës ku po zhvillohet mbledhja.

Deputeti demokrat, njëherësh dhe kryetari i këtij komisioni kërkoi që të hapet dera dhe të gjitha gazetarët të marrin pjesë.

“Të vijnë mediat. Të hapet dera edhe të vijnë mediat”, tha Salianji ndër të tjera.  Pas dëshmisë të ministrit Taulant Balla, ai që do të dëshmojë në vijim do të jetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Salianji tha se kjo mbledhje është me dyer të mbyllura pasi kështu ka kërkuar mazhoranca. Sipas deputetit demokrat për socialistët është e rëndësishme që të mos ketë transparencë.

“Prej vitesh, përfaqësuesit PS u bie tambureve me shumë fuqi që njëherë e një kohë ka pasur zyrtarë që pavarësisht masës së sigurisë, rrinë në detyrë. Po jua kujtoj se drejtori i IT së Policisë së Shtetit ndodhet në detyre dhe është vetëm i pezulluar. Sipas rendit të ditës, kemi në dëgjesë si dëshmitarë Drejtorin Muhamet Rrumbullaku. E paimagjinueshme që mbledhja është me dyer të hapura, gazetarët duan të vijnë, dhe ju i mbani poshtë derës së këtij Kuvend. Në mënyrë të menjëhershme, të hapni dyert, media është e detyrueshme të vijë. Për ju është e rëndësishme të mos kemi transparencë”, tha Salianji ndër të tjera.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese