Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Po avokojmë të jemi në Parlamentin Evropian", Rama për anëtarësimin në BE: Të kënaqur për punën që është bërë

Shkruar nga Newsbomb
"Po avokojmë të jemi në Parlamentin Evropian", Rama
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Ropke

Kryeministri Edi Rama në konferencën me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Ropke tha se Shqipëria dëshiron të ketë ekipin e saj në Parlamentin Evropian, për t’u përgatitur për atë që e pret, siç është integrimi në BE.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian ashtu dhe vendet aspirante për t’u bërë pjesë e asaj familjeje janë të kënaqura me punën që po bëhet.

“Të dyja palët po buzëqeshin, askush nuk është nervoz dhe të gjithë janë të kënaqur për punën që është bërë. Diçka po ndryshon, kjo në sajë të vullnetit të mirë të Brukselit. Kemi planin e rritjes dhe po bëjmë diskutimin për integrimin gradual në BE. Ne po avokojmë të jemi edhe në PE, sigurisht jo me eurodeputetë që do të kenë të drejtën e votës, por me ekipe që do të përgatiten për atë që na pret”, - tha Rama.

Presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Ropke u shpreh se planet janë që “Komitet i Përbashkët Konsultativ të jetë i përhershëm”, por ky hap shtoi ai është në fazën e diskutimeve.

“Projekti ynë pilot do të vijojë deri më fund të këtij viti, dhe jemi të qartë se dëshirojmë të vijojmë më të, ideja është që ta zgjasim edhe për vitin e ardhshëm, Po punojmë për këtë. Duhet marrë ky vendim.  Shpresojmë që vitin e ardhëm të ky komitet të jetë i përhershëm”, - tha ai.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese